Video/ Aksidenti në Torino me një vdekur, momenti kur autobusi bie në lumin Po

Bota

Video/ Aksidenti në Torino me një vdekur, momenti kur autobusi bie

Momenti dramatik i rrëzimit të një autobusi në lumin Po është regjistruar nga një dëshmitar okular. Aksidenti i rëndë, i cili ndodhi të mërkurën përfundoi me vdekjen e drejtuesit të mjetit.

Në video, autobusi privat shihet duke lëvizur ngadalë drejt hendekut përpara se të bjerë në lumë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, por fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autobusi, i cili ishte nisur nga Milano, i përkiste kompanisë Di Carlo Tours dhe ishte planifikuar të transportonte fëmijët që do të merrnin pjesë në një udhëtim shkollor. Fatmirësisht, ai u zhyt në lumë para se studentët të kishin hipur në të.

Për momentin, nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të autobusit. Autoritetet po hetojnë nëse aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti teknik, një gabimi njerëzor apo ndonjë problemi shëndetësor të shoferit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion