Veprim heroik, i riu boshnjak futet në mes të flakëve dhe shpëton gruan suedeze (VIDEO)

Bota

Veprim heroik, i riu boshnjak futet në mes të flakëve dhe

Një i ri boshnjak, i quajtur Jasim Osmanoviç është duke u konsideruar si një hero në Suedi, pasi ka arritur të shpëtojë një grua nga zjarri masiv në një banesë.

Sipas raportimeve, banesa në Gotenburg, u përfshi nga zjarri mbrëmjen e djeshme. Një grua, e quajtur Ikram Issa Mahamed, nuk arriti të dilte në kohë nga banesa, duke u bllokuar brenda.

Në këtë moment ka ndërhyrë i riu boshnjak, i cili me vështirësi ka arritur të futet në banesë dhe të shpëtojë gruan. Për këtë veprim, Jasmin, ka fituar simpatinë e mediave dhe qytetarëve suedesë.

“Unë isha duke hëngër akullore kur pashë ndërtesën duke u djegur. Vrapova atje dhe menjëherë thirra shërbimet e shpëtimit. Ndihem pak krenar”, tha Osmanoviç, i cili gjithashtu njihet në këtë pjesë të Gotenburgut me pseudonimin “Miki”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion