Vendimi: Asnjë qytetar nuk do të futet në Gjermani pa bërë tamponin

Bota

Vendimi: Asnjë qytetar nuk do të futet në Gjermani pa

Një ditë më parë, qeveria gjermane ka marrë vendimin, lidhur me udhëtimet. Mësohet se personat që do udhëtojnë në Gjermani, do t'u kërkohet t'i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga mesnata e së dielës, 28 mars. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, që gjatë deklaratës tha se pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës, linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID.

Rreptësimi i rregullave fillimisht mendohej të miratohej të premten. Sidoqoftë, zyrtarët e shëndetësisë thanë, se ata do t'i shtyjnë për ditën e dielë për t'u dhënë udhëtarëve dhe linjave ajrore kohë të përgatiten. Udhëtarët do të duhet ta paguajnë vetë testin.

Rregullat e mëparshme kërkonin teste vetëm nga udhëtarët që vinin nga zona me rrezik të lartë. Tani, udhëtarëve që vijnë nga destinacionet e njohura të pushimeve me numër të vogël rastesh, si Majorka do t'u duhet një test negativ. Rregulli me kërkesën për testim ndaj COVID-19 pritet të zgjasë deri në mes të majit.

Linjat ajrore kanë thënë, se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës. Numri i rasteve të infektimeve me Covid-19 për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht në Gjermani 113./ DË

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion