Vatikani publikon foton e parë të Papa Françeskut, që nga shtrimi i tij në spital

Bota

Vatikani publikon foton e parë të Papa Françeskut, që nga

Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që kur ai u shtrua në spital një muaj më parë.

Fotoja tregon Papën në një karrocë me rrota përpara një kishë në spitalin Gemelli të Romës, ku ai po trajtohet për sëmundjen e pneumonisë, nga e cila vuan.

Më herët të dielën, në mesazhin e tij të shkruar për Angelus, Papa tha se ai po përballet me një “periudhë sprove” pasi falënderoi dashamirësit për lutjet e tyre dhe u lut për paqe në “vendet e plagosur nga lufta”.

“Këtë mëngjes Papa Françesku kremtoi Meshën e Shenjtë në spitalin Gemelli”, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

Papa, 88 vjeç, ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli në Romë prej 14 shkurtit dhe ai nuk është parë që nga shtrimi.

Mjekët e spitalit thonë se ai nuk është më në gjendje kritike. Papa Françesku u zgjodh si Papa i 266-të në mars 2013.

ME TE LEXUARAT