Varianti “Delta” rrit infektimet në Greqi, ja sa viktima u shënuan gjatë 24 orëve
Lajmifundit
/
19 July 2021, 16:52
Bota

Janë regjistruar 1834 raste të reja me COVID-19 dhe 8 viktima gjatë 24 orëve në Greqi.
Krahasuar me me ditën e djeshme ka një rritje të rasteve, dhe një ulje të numrit të viktimave, pasi sot janë shënuar 2 fatalitete më pak. 123 pacientë janë të intubuar në spitale në luftë me sëmundjen.
Greqia në muajin e fundit ka shënuar një rritje të lartë të të infektuarve si pasojë e variantit “Delta” duke u detyruar që të marrë masa shtrënguese në zona të caktuara, si në ishullin e famshëm Mykonos.


