Vance: Asnjë fond për Iranin nuk do të lirohet thjesht duke nënshkruar marrëveshjen

Bota

Vance: Asnjë fond për Iranin nuk do të lirohet thjesht duke

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, James David Vance, theksoi lidhur me marrëveshjen me Iranin se "nuk lirohen fonde vetëm për nënshkrimin e një marrëveshjeje ose pjesëmarrjen në një takim".

"Po shoh shumë informacione të rreme në lidhje me një marrëveshje të mundshme për të rihapur Ngushticën dhe për t'i dhënë fund programit të armëve bërthamore të Iranit", shkroi Vance në ‘X’, duke theksuar se marrëveshja "është strukturuar për të siguruar që shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të jenë përparësi, dhe se nëse Republika Islamike e Iranit përmbush detyrimet e saj, atëherë përfitimet ekonomike do të rrjedhin tek ata dhe i gjithë rajoni".

Kjo marrëveshje, shtoi zëvendëspresidenti, "ka potencialin të rindërtojë rajonin dhe të çojë në paqe të qëndrueshme".

ME TE LEXUARAT