Valë e re infektimesh me Covid në Greqi, 5 viktima në 24 orët e fundit

Bota

Valë e re infektimesh me Covid në Greqi, 5 viktima në 24

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me Covid në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 465 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Sipas raportit të fundit vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në spital 142 pacientë.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 161 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,966 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve është 438,809, nga të cilat 51.2% janë burra, ndërkohë kanë humbur jetën 12 792 qytetarë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion