Vaksina anti-covid tashmë e detyrueshme në Itali

Në Itali, të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor janë të deytuar për të marrë vaksinën që parandalon Covid-19. Lajmi u bë me dije nga vetë qeveria italiane, ku bëri me dije se dje u miratua dekreti që është për të mbrojtur stafin mjekësor, pacientët dhe njerëzit e pambrojtur që janë të rrezikuar ndaj Covid.
Në një deklaraë për mediat, zyrtar i qeverisë tha se punonjësit e kujdesit shëndetësor që refuzojnë vaksinën mund të mos marrin pagën. Qeveria italiane ka zgjatur gjithashtu kufizimet e koronavirusit deri në fund të prillit. Përjashtimi i vetëm do të jetë për nxënësit deri në 14 vjeç të cilët do të duhet të kthehen në shkollë edhe nëse ndodhen në një “zonë të kuqe”, sistemi më i rreptë me tre nivele që Italia ka miratuar për të frenuar përhapjen e virusit.
Vendi regjistruar 23,904 raste me koronavirus dhe 467 viktima gjatë 24 orëve


