Ushtria Amerikane parashikon kohën dhe vendin e rrëzimit të mbetjeve të raketës kineze

Bota

Ushtria Amerikane parashikon kohën dhe vendin e rrëzimit të

Raketa kineze Long March 5B doli jashtë kontrollit dhe një pjesë e madhe e raketës, prej 18 tonësh tani është në një rënie të lirë në drejtim të Tokës.

Ndërkohë sipas CNN, parashikimi i fundit nga ushtria amerikane, e cila po ndjek lëvizjet e raketës, mbeturinat do të bien në Turkmenistan në Azinë Qendrore rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4.30 paradite IST të dielën).

Nga ana tjetër Pekini ka minimizuar frikën e një dëmi të madh. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin, këmbënguli se pjesa më e madhe e raketës do të digjet gjatë hyrjes në atmosferën e tokës dhe probabiliteti i shkaktimit të dëmtimit në tokë është jashtëzakonisht i ulët sipas tij.

Kina e lëshoi këtë raketë të quajtur Long March-5B në 29 prill. Ndërsa raketat me shumë pjesë zakonisht digjen para se të futen në orbitën e Tokës, te kjo raketë nuk po ndodh e njëjta të paktën deri më tani.

Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze shkakton shqetësime për planetin tonë, pasi në vitin 2020, mbeturinat nga një raketë tjetër ranë në fshatrat në Bregun e Fildishtë, një vend i Afrikës Perëndimore, duke shkaktuar dëme strukturore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion