Ursula Von der Leyen reagon pas bisedës me Ramën: Së bashku do ta kapërcejmë pandeminë
Lajmifundit
/
27 March 2021, 17:18
Bota

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen, ka reaguar pas bisedës telefonike të zhvilluar me kryeministrin Rama ku i bëri me dije dhënien e 651 mijë dozash vaksinash nga BE për rajonin.
Përmes një postimi në Twitter Von der Leyen thekson se BE është pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan von der Layen.


