U nda nga shokët e tij në orët e para të mëngjesit, gjendet i pajetë në Barcelonë studenti 20-vjeçar

Bota

U nda nga shokët e tij në orët e para të mëngjesit,

Trupi i James “Jimmy” Gracey, një student 20-vjeçar amerikan, u gjet të enjten në ujërat pranë një plazhi në Barcelonë, njoftoi policia spanjolle.

Trupi i tij u identifikua nga zhytësit e policisë, sipas zyrës së shtypit të policisë rajonale të Katalonjës. Gracey ishte student në Universitetin e Alabamës dhe kishte shkuar në Barcelonë së bashku me miqtë e tij, gjatë pushimeve të pranverës.

Policia katalanase tha se hetimet për shkaqet e vdekjes vazhdojnë. Sipas policisë, ai u pa për herë të fundit jashtë një klubi nate rreth orës 03:00 të së martës, kur u nda nga shokët e tij, shkruan Guardian.

Ai nuk u kthye më në dhomën që kishte marrë me qira me miqtë. Familja e tij, që jeton në Elmhurst, afër Chicago-s, kuptoi se diçka nuk shkonte kur policia i njoftoi për gjetjen e telefonit të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion