U ekzekutua në attentat mafioz, zbulohet lidhja e biznesmenit grek me disa kriminelë shqiptarë

Bota

U ekzekutua në attentat mafioz, zbulohet lidhja e biznesmenit grek me disa

Një biznesmen i njohur grek, Dionysis Korfiatis u ekzekutua sot në ishullin Zakynthos. Në momentin që u qëllua për vdekje me 20 plumba biznesmeni ndodhej në një zyrë kontabiliteti, por autorët nuk i ka stepur asgjë duke e ekzekutuar në mes të ditës.

Mediat greke kanë zbuluar aktivitetet e shumta të biznesmenit, por edhe një lidhje me shqiptarët.

  “Protothema” shkruan se  biznesmeni 54-vjeçar disa vite më parë u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Patra, pasi armët dhe materiale të tjera të paligjshme në lidhje me aktivitetet e disa shqiptarëve të akuzuar për grabitje në ishullin e Zakynthos u gjetën në shtëpinë e tij.

Biznesmenit pak kohë më parë iu vra gruaja në një pritë, ku vetë 54-vjeçari shpëtoi duke u larguar me shpejtësi. Për ngjarjen e sotme për mediat ka folur xhaxhai i grekut, që ishte i pranishëm në zyrën e kontabilitetit në momentin kur e qëlluan.

“Vrasësit ishin me një makinë “Fiat Panda”. Ata ndaluan, hynë brenda në zyrë, e vranë atë dhe u larguan.

Kjo ishte e gjitha”  tha xhaxhai. Vrasja ndodhi në një nga ishujt e famshëm grekë ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion