U ekzekutua me plu'mb në kokë,zbulohet lëvizja e fundit të 35-vjeçarit shqiptar në Itali, si përfundoi trupi në lumë?!

Bota

U ekzekutua me plu'mb në kokë,zbulohet lëvizja e fundit
Karabinierët në Padova kanë intensifikuar hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet brenda një automjeti të fundosur në lumin Tergola. Identifikimi i viktimës u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë kontaktet dhe lëvizjet e fundit të viktimës, i cili nuk kishte një banesë të regjistruar, por jetonte në Mirano. Dyshimi kryesor është se ai nuk është vrarë në vendin ku u gjet trupi, por në një tjetër zonë, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar në Venecia.

Viktima dyshohet se është vrarë me një plumb në kokë. Karabinierët po analizojnë kamerat e sigurisë në San Giorgio delle Pertiche dhe zonat përreth, me qëllim gjurmimin e itinerarit të automjetit tip Fiat Bravo, brenda të cilit ndodhej trupi.

Në zonën e Camposampierese ndodhen rreth 200 kamera sigurie dhe 50 sisteme për identifikimin e targave, çka u jep hetuesve shpresë për të rindërtuar lëvizjet e makinës. Në fokus janë edhe kamerat e një mobilierie pranë vendit ku automjeti përfundoi në lumin Tergola.

Paralelisht, autoritetet po analizojnë të dhënat e antenave telefonike të aktivizuara gjatë natës mes së hënës dhe të martës, kur dyshohet se trupi u fsheh. Hetuesit nuk përjashtojnë përfshirjen e më shumë se një personi dhe po verifikojnë lidhjet e mundshme me persona të përfshirë në shpërndarjen e drogës në zonën e Miranos.

Një ngjarje e mëparshme nën hetim

Hetimet janë fokusuar edhe të një tjetër incident i ndodhur në Mirano mes 30 qershorit dhe 1 korrikut, kur një shtetas shqiptar u qëllua me armë zjarri në shpatull teksa po kthehej në shtëpi me partneren e tij. Sipas hetimeve të atëhershme, sulmi dyshohet se u krye nga dy persona (me kombësi shqiptare), të cilët e prisnin pranë banesës.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave në mënyrë kronologjike, duke shkuar pas në kohë për të përcaktuar se kur dhe nga ku mbërriti automjeti. Dyshohet se autorët e kanë vëzhguar mirë zonën ku fundosën makinën me trupin e pajetë të Hotit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion