U aksidentua gjatë punës nga kamioni, plagoset rëndë 43-vjeçari shqiptar! Thyen legenin

Bota

U aksidentua gjatë punës nga kamioni, plagoset rëndë

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Cavaso del Tomba, në rrugën San Pio X në Itali nga ku mësohet se një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i angazhuar në një gërmim për vendosjen e fibrës optike, mbeti i plagosur rëndë kur një kamion u përplas me një mur dhe ai ishte në mes.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka mbetur i bllokuar mes kamionit dhe murit të një shtëpie. Mësohet se 43-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Trevisos me dëmtime të rënda në legen dhe bark.

Gjithashtu bëhet me dije se gjendja e tij është e rëndë, por nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe inspektorët e Spisal për të sqaruar dinamiken e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion