Trupi i pajetë i një 39-vjeçari gjendet brenda statujës së qytetit

Bota

Trupi i pajetë i një 39-vjeçari gjendet brenda statujës

Policia spanjolle po investigon vdekjen e një burri, 39 vjeç, që u gjet brenda një statuje dinosauri.


Të shtunën, dy qytetarë, atë e bir, ndjenë një aromë të çuditshme, pranë statujës ‘papier-mâché’, në Santa Coloma de Gramenet, në periferi të Barcelonës. Burri dalloi përmes një të çare në këmbën e statujës kufomën.

Më pas, lajmëruan autoritetet vendase. Familjarët e të ndjerit kishin raportuar zhdukjen e tij. Grupet hetimore mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që zjarrfikësit prenë këmbën e dinosaurit për të nxjerrë jashtë trupin e pajetë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për mënyrën si u vendos kufoma brenda statujës.
Ndërkohë që pritet autopsia, për të zbuluar shkakun e vdekjes të personit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Sipas mediave lokale, 39-vjeçarit mund ti ketë rënë celulari brenda statujës dhe në përpjekje për ta marrë është rrëzuar dhe vetë, duke mbetur i bllokuar me kokë poshtë, pa pasur mundësi të kërkojë ndihmë.

Statuja dekorative është hequr nga vendi i saj jashtë Ndërtesës Kubike të qytetit, ku ishte përdorur për të reklamuar një kinema të vjetër, raporton BBC.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion