Trump zgjedh Richard Grenellin si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare

Bota

Trump zgjedh Richard Grenellin si të dërguar për misione të

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka zgjedhur Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misione special.

Post ky që ka të ngjarë të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA-së, përfshirë Korenë e Veriut.

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump në “Truth”, pa dhënë shumë detaje.

Një burim nga ekipi i tranzicionit i zotit Trump tha për agjencinë Reuters se Z.Grenell do të fokusohet gjithashtu tek tensionet në Ballkan.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Grenell u shpreh se Presidenti Trump është dikush që u gjen zgjidhje problemeve, duke i mbajtur amerikanët të sigurt dhe të begatë.

“Të punosh në emër të popullit amerikan për Donald Trumpin është nderi më i madh i jetës. Presidenti Trump është dikush që u gjen zgjidhje problemeve, duke i mbajtur amerikanët të sigurt dhe të begatë. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë punën”, u shpreh ai.

Gjatë mandatit të parë të zotit Trump, Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar. Ai ka qenë prej kohësh një nga këshilltarët e politikës së jashtme të Trump.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion