Trump: Ushtria amerikane po rimbush municionet gjatë armëpushimit me Iranin, jemi gati për veprim

Bota

Trump: Ushtria amerikane po rimbush municionet gjatë armëpushimit me

Donald Trump ka deklaruar se ushtria amerikane po shfrytëzon periudhën e armëpushimit me Iranin për të rimbushur rezervat e saj me municione dhe pajisje ushtarake.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur një pjesë të arsenalit në këtë periudhë dhe tani po kryhet furnizimi me armët dhe municionet më të avancuara. Trump u shpreh se ushtria amerikane është “gati për veprim” dhe se procesi i rimbushjes së rezervave është në zhvillim.

Deklaratat e tij vijnë në vijim të komenteve të mëparshme për një “rivendosje ushtarake”, ku ai ka theksuar forcimin e kapaciteteve të ushtrisë amerikane dhe modernizimin e arsenalit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion