Trump për amerikanët: Jini të durueshëm, mos jini të dobët dhe budallenj!

Postimet e reja në platformën “Truth Social” janë bërë nga Donald Trump i cili kërkoi sërish durim nga amerikanët, menjëherë pas hapjes së marketeve të hënën dhe u bëri thirrje të mos jenë “të dobët dhe budallenj”.
Në të njëjtën kohë, ai sqaroi se qëllimi i madh është fillimi i negociatave me Kinën.
"Shtetet e Bashkuara kanë një mundësi për të bërë diçka që duhet të ishte bërë DEKATA MË PARA. Mos jini të dobët! Mos u bëni budallenj! Mos u bëni PANIKAN (Një parti e re e bazuar në njerëz të dobët dhe budallenj!)", shkroi Trump në Truth Social.
Presidenti amerikan vendosi si prioritet ndryshimin e situatës me Kinën, ndërsa përmendi se negociatat me Japoninë kanë filluar.
"Jini të fortë, të guximshëm dhe të durueshëm dhe rezultati do të jetë i MADH!


