Trump paralajmëron sërish Iranin: Do të ketë një kohë shumë të vështirë nëse nuk arrihet marrëveshje

Bota

Trump paralajmëron sërish Iranin: Do të ketë një

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë menjëherë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, ndërsa mediat amerikane raportojnë se Shtëpia e Bardhë po shqyrton rifillimin e bombardimeve.

Trump i tha rrjetit francez BFMTV se Irani “do të kalojë nëpër kohë shumë të vështira” nëse nuk arrihet një marrëveshje, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit.

“Nuk kam asnjë ide nëse do ta bëjnë. Nëse nuk e bëjnë, do të kenë një kohë shumë të vështirë, një kohë shumë të vështirë.

Ata kanë interes të arrijnë një marrëveshje”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Më herët, New York Times raportoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë angazhuar në “përgatitje intensive” për të rifilluar luftën ndaj Iranit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion