Trump kërcënon me tërheqje nga Ngushtica e Hormuzit

Bota

Trump kërcënon me tërheqje nga Ngushtica e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendet aleate për mungesën e mbështetjes në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike që është bllokuar nga Irani pas sulmeve amerikano-izraelite, duke lënë të hapur mundësinë e një tërheqjeje të Uashingtonit nga kjo zonë.

Prej disa ditësh, Trump ka shprehur pakënaqësi ndaj vendeve kryesore aleate brenda NATO-s, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilat kanë refuzuar të ndihmojnë SHBA-në për rihapjen e këtij kalimi jetik, nga ku para konfliktit kalonte rreth 20% e naftës bruto globale.

“Nëse do t’i jepnim fund asaj që ka mbetur nga shteti terrorist iranian dhe do t’i linim vendet që e përdorin këtë ngushticë, jo ne. të mbanin përgjegjësinë për të, ndoshta disa nga ‘aleatët’ tanë joaktivë do të reagonin më shpejt”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.

Megjithatë, deklaratat e tij kanë qenë të paqarta dhe kontradiktore.

Trump e cilësoi dje  refuzimin e aleatëve si një “gabim shumë të madh”, por më pas tha se ndihma e tyre nuk ishte e domosdoshme, ndërsa shtoi se SHBA-ja do të donte pak ndihmë për zbulimin e minave në zonë.

Ndërkohë, ushtria amerikane ka goditur objektiva iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit me bomba të tipit antibunker duke synuar instalimet e raketave. Kjo rrugë detare është gjithashtu thelbësore për transportin e gazit natyror të lëngshëm, me rreth 20% të volumit global që kalon zakonisht përmes saj.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet në këtë zonë kyçe pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë dhe stabilitetin rajonal./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion