Trump e përzuri, Volodymyr Zelensky largohet kokë ulur nga Shtëpia e Bardhë!

Bota

Trump e përzuri, Volodymyr Zelensky largohet kokë ulur nga

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky janë përplasur ashpër në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i SHBA i i tha atij ukrainas që të pajtohet për  një marrëveshje.

Presidenti amerikan i tha homologut të tij ukrainas se duhet të jetë "mirënjohës" dhe e akuzoi atë për "bixhoz me Luftën e Tretë Botërore".

Zelensky tha se nuk duhet të ketë "kompromise" me Vladimir Putin por Trump iu përgjigj se Kievit do të duhet të bëjë lëshime për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë. Ishte një moment tensioni i paprecedentë , thotë korrespondenti në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky tani është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe një konferencë e planifikuar për shtyp me dy presidentët është anuluar.

“Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, postoi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion