Trump: Do ta kthejmë Iranin në Epokën e Gurit nëse nuk e rihap Hormuzin
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 15:21
Bota

“Presidenti i ri i regjimit iranian; shumë më pak i radikalizuar dhe shumë më inteligjent se paraardhësit e tij; sapo i kërkoi Shteteve të Bashkuara një armëpushim!” shkroi Trump në Truth, pa specifikuar se kush është udhëheqësi i ri i Iranit.
Ai shtoi se do ta shqyrtojë këtë temë kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e pastër.
"Deri atëherë, do ta kthejmë Iranin në rrënoja, ose, siç thonë, do ta kthejmë në Epokën e Gurit!!” shtoi presidenti amerikan./Shqiptarja


