Trump dhe Putin 90 minuta bisedë telefonike, çfarë folën liderët?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, e cila sipas Kremlinit ka zgjatur rreth 90 minuta. Kjo është telefonata e katërt mes dy liderëve gjatë këtij viti.
Këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se biseda ishte “shumë konstruktive”. Ai bëri të ditur se Putin e uroi Trumpin dhe popullin amerikan me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa gjatë bisedës u përmendën edhe marrëdhëniet historike mes dy vendeve.
Në qendër të diskutimeve ishte edhe lufta në Ukrainë. Sipas Ushakovit, Trump konfirmoi se të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të vazhdojnë përpjekjet për të ndërmjetësuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit.
Nga ana tjetër, Moska ritheksoi se çdo marrëveshje paqeje duhet të marrë parasysh qëndrimet e saj, duke lënë të kuptohet se mbetet e vendosur në kërkesat për rajonin e Donbasit.
Telefonata mes Trump dhe Putin u zhvillua në një moment të rëndësishëm diplomatik, pak para samitit të NATO-s në Ankara, ku lufta në Ukrainë dhe mbështetja për Kievin pritet të jenë ndër temat kryesore në axhendë.