TRONDITËSE/ E ndau e dashura, 15-vjeçari hakmerret duke i vrarë nënën, motrën dhe vëllain

Bota

TRONDITËSE/ E ndau e dashura, 15-vjeçari hakmerret duke i vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një djalë 15-vjeçar nga Teksasi ka vrarë 3 persona brenda pak minutash.

Viktimat janë nëna, motra dhe vëllai i të dashurës së 15-vjeçarit, i cili e kreu krimin pasi vajza vendosi të ndahej nga ai.  Nëna 39-vjeçare e vajzës, Jennifer Rodriguez, u gjet e vdekur në apartamentin e saj, së bashku me të bijën 13 vjeçe dhe djalin 9 vjeç. Pas krimit, i riu ia mbathi dhe u arrestua rreth 40 minuta më vonë. 15-vjeçari ishte në një lidhje me vajzën më të madhe të Rodriguez, e cila është po 15 vjeç. Sipas policisë, ai kishte planifikuar ta vriste edhe vajzën jashtë shkollës, por ndryshoi mendje dhe shkoi në shtëpinë e vajzës ku kreu vrasjen e trefishtë.

Vajza nuk u lëndua, por nuk dihet nëse ajo ishte në shtëpi në kohën e sulmit të të riut. Babai i tre fëmijëve (i cili ishte ndarë nga Rodriguez) thotë se është i shkatërruar dhe në një postim, thekson se nuk e priste që kjo lloj tragjedie t’i ndodhte.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion