TRONDITËSE/ Avokatja 26-vjeçare vritet me armë zjarri, autori i kishte borxh motrës së saj... (VIDEO)

Bota

TRONDITËSE/ Avokatja 26-vjeçare vritet me armë zjarri, autori i

Turqia është tronditur nga vrasja e avokates 26-vjeçare, Hatice Kocaefe nga tregtari Haki Cetin. Ky i fundit i detyrohej 95,000 euro motrës së viktimës.

Mediat turke shkruajnë se, Cetin vrau avokaten e re pasi ajo kishte nisur procedurat ligjore kundër tij për këtë borxh.

Autori dyshohet se i ka kërcënuar dy motrat në telefon, duke kërkuar që ato të tërhiqnin procedurat ligjore kundër tij, me Kocaefe që iu përgjigj negativisht dhe deklaroi se do të vazhdonte normalisht.

Cetin u zuri pritë dy motrave ndërsa ato ishin me babain dhe vëllain e tyre jashtë një depoje që zotëronin.

Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, Cetini qëlloi nga brenda makinës së tij, duke e goditur avokaten në gjoks dhe motrën e saj në gju.

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht, 26-vjeçarja Hatice Kocaefe nuk arriti të mbijetojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion