Tronditëse në Itali/ I riu abuzon seksualisht me vajzën 6-vjeçare, u tradhtua nga ADN-ja e tij

Bota

Tronditëse në Itali/ I riu abuzon seksualisht me vajzën

Një 23-vjeçar në Itali është vendor në pranga pasi dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë 6-vjeçare.

Hetimet nisën pasi e mitura i tregoi së ëmës, në mënyrë të paqartë, se babai i shokëve të saj kishte pasur sjellje “të çuditshme” me të. Nëna, pas një tentimi për sqarim me personin e përfshirë, e dërgoi vajzën në spital, ku u aktivizuan menjëherë protokollet për rastet e dyshuara të abuzimit ndaj të miturve.

Vajza u transferua në Spitalin Pediatrik Meyer në Firence, ku staf i specializuar kreu ekzaminimet mjekësore, mbështetjen psikologjike dhe marrjen e mostrave për prova të mundshme shkencore.

Sipas hetuesve, ekzaminimet gjenetike kanë identifikuar gjurmë të ADN-së së të dyshuarit në rrobat e vajzës, element ky që, së bashku me deklarimet dhe verifikimet e tjera, ka kontribuar në vendimin për masën e sigurisë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion