Treni 'palos' makinën në Spanjë, shuhet një familje

Bota

Treni 'palos' makinën në Spanjë, shuhet një

Një familje kanë humbur jetën tragjikisht në Spanjë, kur makina e tyre u godit nga treni në një kryqëzim rrugor në Costa Blanca.

Goditja nga terni i shpejtësisë së lartë vrau tre gra dhe një burrë të së njëjtës familje, raportonin mediat vendase. Aksidenti ndodhi rreth orës 17.15 pranë stacionit hekurudhor të Novelda pranë Alicante.

Treni i linjave ‘Intercity’ përplasi automjetin që udhëtonte nga Barcelona drejt Lora në juglindje të vendit.

Asnjë nga pasagjerët e trenit nuk u lëndua në përplasje, përveç një gruaje që u trajtua për krizë paniku.

Një hetim ka nisur pas raportimeve se viktimat mund të kenë hyrë në kryqëzim pas uljes së postbllokut të kryqëzimit.

Kryebashkiaku vendor Martinez tha se treni kishte nisur frenimin e tij 1,200 metra përpara.

Ndërkohë ne pamjet nga vendngjarja shihej automjeti tërësisht i shkatërruar i bllokuar në turirin e trenit.

Treni ndaloi rrugëtimin e tij ndërsa pasagjerët u vendosën në katër vagonë për t’u dërguar në destinacione.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion