Treni me pasagjerë përplaset me një kamion, raportohet për 21 të plagosur
Lajmifundit
/
21 Qershor 2023, 21:38
Bota

Një tren pasagjerësh u përplas me një kamion në Republikën Çeke e për pasojë janë plagosur të paktën 21 pasagjerë.
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në Strasz nad Nisu, afër kryeqytetit, Pragës.
Mediat e huaja shkruajnë se 19 studentë ishin në mesin e 65 pasagjerëve në tren. Sakaq autoritetet vendase janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


