Tre skenarë se si mund të përfundojë kriza në Lindjen e Mesme, nga më e mira te më e keqja

Bota

Tre skenarë se si mund të përfundojë kriza në Lindjen e

Kriza në Lindjen e Mesme po rrit pasigurinë globale, ndërsa vendimet e papritura të udhëheqësve si Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, po përcaktojnë rrjedhën e konfliktit.

Sipas analizës së CNN, operacioni ushtarak amerikan ka për qëllim të kufizojë aftësinë e Iranit për të përdorur fuqinë e tij ushtarake jashtë kufijve, duke goditur sisteme raketash, objekte prodhimi dronësh, forcë detare dhe ajrore, si dhe pjesë të mbetura të programit bërthamor. Njëkohësisht, tensionet në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit ndikojnë në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe rrisin koston ekonomike për Uashingtonin.

Analisti Brett McGurk përcakton tre skenarë kryesorë për zhvillimin e krizës:

Skenari bazë (60%) “Iran i kufizuar”: SHBA dhe aleatët mund të kufizojnë fuqinë ushtarake të Iranit pa rrëzuar regjimin në Teheran, duke monitoruar hapësirën ajrore dhe duke ruajtur sanksionet ndërkombëtare.

Skenari më i keq (30%) Iran më agresiv: Një përfundim i parakohshëm i operacionit mund t’i lërë Iranit aftësi të rindërtuara ushtarake dhe bërthamore, duke rritur pasigurinë në Lindjen e Mesme dhe koston ekonomike globale.

Skenari më i mirë (10%) “Iran i ri”: Presioni ushtarak dhe ekonomiko-politik mund të çojë në dobësimin e regjimit dhe mobilizimin e qytetarëve për ndryshime brenda vendit, por gjasat janë të ulëta pa një opozitë të fortë dhe të organizuar.

Analiza thekson se këto skenarë mund të kombinohen dhe evoluojnë me kalimin e kohës, ndërsa udhëheqja e re iraniane mund të vazhdojë sulmet me raketa dhe dronë, duke ruajtur aftësinë operacionale, edhe pas përfundimit të misioneve kryesore amerikane. Përfundimi më i mundshëm është një Iran më i dobësuar dhe i kufizuar, me pasiguri të konsiderueshme për stabilitetin e rajonit në vitet e ardhshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion