Tragjike në Teksas, qentë futen brenda shtëpisë dhe sulmojnë për vdekje foshnjën 1 vjeçe

Bota

Tragjike në Teksas, qentë futen brenda shtëpisë dhe

Një foshnjë një vjeçare ka ndërruar jetë në mënyrë të tmerrshme në Teksas të SHBA-së, kur u sulmua ashpër nga tre qen.

Sipas revistës People, djali një vjeçar u sulmua mëngjesin e së hënës, 15 prill në Duncanville nga qentë që ishin një përzierje e barinjve gjermanë dhe një race tjetër, me peshë rreth 40 kilogramë.

Foshnja ndodhej në shtëpi nën mbikëqyrjen e një dadoje dhe qentë, të cilët i përkasin gruas, ndodheshin në oborrin e shtëpisë, por arritën të futen disi brenda dhe ka ndodhur ngjarja fatale.

Në momentin e sulmit, sipas shefit të policisë së Duncanville, Mattheë Stogner, në shtëpi ishin 3 fëmijë, të cilët mbijetuan, si dhe dadoja e tyre.

Stogner gjithashtu raportoi se gruaja që po kujdesej për foshnjën fatkeqe u përpoq t’i largonte qentë nga foshnja pa dobi derisa oficerët arritën dhe ajo gjithashtu pësoi disa lëndime.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion