Tragjike në Kinë, shembet hoteli në qytetin bregdetar, vdesin 8 persona
Lajmifundit
/
13 July 2021, 10:51
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë. Mësohet se një hotel në qytetin Suzhou është shembur, ku për pasojë kanë vdekur 8 persona, ndërsa 9 persona kanë mbetur nën rrënoja. Tragjedia ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë në vendin e ngjarjes.
Siji Kaiyuan është një hotel që e ka nisur aktivitetin në 2018. Pjesa që u shemb ishte tre kate ndërsa në total hoteli kishte 54 dhoma.


