EMRI-FOTO/ Ky është 19-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Bota

EMRI-FOTO/ Ky është 19-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00, në qytetin Monopoli, Itali, ku ka mbetur i vdekur një i ri shqiptar. Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, 19 vjeç.

Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte në sediljen e pasme të një automjeti tip “Mercedes”, i cili u përplas me një “Toyota Auris” të drejtuar nga një vajzë e huaj, rezidente në zonë. Goditja ka qenë aq e fortë sa të dyja makinat kanë dalë jashtë kontrollit, duke u përplasur edhe me disa mjete të tjera të parkuara, mes të cilëve dhe një furgon “Citroën”.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat e 118-ës, zjarrfikësit, Guardia di Finanza dhe karabinierët. Edhe pse mjekët tentuan ta risillnin në jetë 19-vjeçarin përmes masazhit kardiak dhe e transportuan me urgjencë në spitalin ‘San Giacomo’, ai fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Nga aksidenti mbetën të lënduar lehtë edhe shoqja që drejtonte Toyota-n dhe një pasagjer te Mercedes-i. Autoritete bllokuan qarkullimin për disa orë për të kryer ekspertizën e plotë të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion