Tragjedi në malin Everest, humbin jetën dy alpinistë

Një lajm i keq vjen nga mali Everest, ku mësohet se dy alpinist kanë ndërruar jetë. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se dy viktimat, të parët e këtij sezoni, kanë ndërruar jetë nga lodhja. Lajmi u bë me dije nga menaxheri i ekspeditës së Seven Summit Treks, Chhang Daëa Sherpa.
Ai bëri me dije se viktimë është një alpinist nga Zvicra. Ai humbi jetën një ditë më parë, teksa po kthehej pasi arriti majën më të lartë në botë. Viktima tjetër është një alpinist amerikan. Sipas menaxherit, ai humbi jetën në Kampin 4, kampi më i lartë para majës në 8.848.86 metra dhe ka qenë pikërisht lodhja nga bora që detyruan alpinistin amerikan të kthehej pa arritur në majë


