Tragjedi në familje, humbi djalin invalid, i moshuari vdes nga uria pranë tij

Bota

Tragjedi në familje, humbi djalin invalid, i moshuari vdes nga uria

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Selanik , ku babë e bir janë gjetur të vdekur në banesën e tyre. Të dy u gjetën krah për krah dhe besohet se kanë vdekur më 6 janar.

Sipas mediave greke ngjarja e rëndë u zbulua mesditën e së dielës, kur një qiramarrës i pallatit në rrugën Olymbou telefonoi Aksionin e Menjëhershëm dhe raportoi se kishte kohë që nuk i kishte parë dy burrat dhe se nga banesa e tyre vinte një erë e keqe.

Punonjësit e policisë me të mbërritur në banesë konstatuan të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij, ndërsa pas hetimeve dhe kqyrjes makroskopike të mjekut nuk ka rezultuar asnjë gjurmë e veprimtarisë kriminale.

Informacionet thonë se i pari ka ndërruar jetë djali, i cili ka qenë invalid. Babai e ka mbajtur pranë dhe besohet se ka vdekur nga uria.
Sipas asaj që banorët e pallatit kanë raportuar në EL.AS, dy burrave iu është dashur të jepnin shenja jete për shumë javë. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkakun e dy vdekjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion