Theri të ëmën pas sherrit, 21-vjeçarja qesh në gjykatë kur e pyesin nëse i vjen keq

Bota

Theri të ëmën pas sherrit, 21-vjeçarja qesh në

Një 21-vjeçare e akuzuar për vrasjen e nënës së saj pas sherrit qeshi në gjykatë kur u pyet nëse i vinte keq për cfarë kishte bërë.

Anna Lejkovich, 21 vjeçe, thuhet se vrau nënën e saj, 40-vjeçaren Parascovia Leicovici – por pritet të marrë një dënim të reduktuar për shkak të gjinisë së saj, duke përfituar nga ligjet ekzistuese në Moldavi.

Lejkovich dyshohet se sulmoi mamanë e saj më 11 Dhjetor 2020, pasi ajo u kthye në Comrat, Gagauzia, nga një udhëtim pune afatgjatë në Gjermani – kur kishte zbuluar se vajza e saj ishte e varur nga droga, raporton Ziarul National .

Parascovia thuhet se ishte ballafaquar me vajzën e saj dhe i kishte thënë asaj se do të duhej të shkonte në rehabilitim.

Media lokale tha se kjo çoi në një grindje, gjatë së cilës e dyshuara mori një thikë dhe pretendohet se e theri nënën e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion