Terror në mes të qytetit! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare

Bota

Terror në mes të qytetit! Burri i maskuar sulmon me thikë

Një incident i frikshëm ka ndodhur në Queens të New York, ku një 29-vjeçare u sulmua me thikë nga një burrë i panjohur, i cili mbante maskë skijimi.

Policia publikoi pamjet e sulmit, të cilat tregojnë momentin kur viktima, Lizette Ramalles ecte drejt një stacioni autobusi. Video tregon sulmuesin duke e ndjekur nga afër Ramalles ndërsa ajo kalon rrugën, ndërkohë që mban thikën në dorën e djathtë.

Burri i panjohur nuk tha asgjë para se ta godiste, më pas u largua pa marrë asnjë send të saj. Viktima pësoi katër goditje me thikë, duke shkaktuar lëndime në shpinë dhe brinjë të thyera.

Ajo tha për “New York Post” se nuk e njihte sulmuesin dhe se sulmi ishte i paprovokuar.

“Po prisja semaforin jeshil për të kaluar. Papritmas, djali më qëlloi dy herë me thikë. Kur bërtita, ai u kthye dhe më goditi përsëri,” rrëfeu Ramalles.

Pamjet tregojnë gjithashtu të dyshuarin, i veshur me rroba të errëta, duke ndjekur viktimën në rrugë. Në vendin e ngjarjes u gjet një thikë, ndërsa policia vijon kërkimin e autorit. Sulmi ndodhi në një nga lagjet dikur më të sigurta të New York, e cila ka regjistruar një rritje të vrasjeve prej 62% në vitin 2025./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion