Tërhiqet Macron: Jo trupa tokësore në Ukrainë

Bota

Tërhiqet Macron: Jo trupa tokësore në Ukrainë

Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, zhvilluan në Berlin një takim trepalësh për të diskutuar politikën e ndihmave për Ukrainën. Takimi i tyre u zhvillua në një kohë kur janë rritur dallimet mes Francës dhe Gjermanisë për qasjen ndaj Ukrainës.

Në konferencën e përbashkët, Scholz, Macron dhe kryeministri polak Donald Tusk riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën, trupat e së cilës përballen me betejat më të vështira që nga ditët e para të pushtimit rus.

“Ne qëndrojmë pranë Ukrainës. Qëllimi ynë i përbashkët është dhe mbetet të sigurojmë që Ukraina të mund të mbrohet efektivisht kundër agresionit rus. Ne do të përdorim fitimet e nga asetet ruse të ngrira në Evropë për të ndihmuar në financimin e blerjes së armëve për Ukrainën”, tha Olaf Scholz, Kancelar i Gjermanisë.

Macron përsëriti paralajmërimin e tij se nuk ishte vetëm siguria e Ukrainës në rrezik, por e gjithë Europës.

“Është e ardhmja jonë, siguria jonë që është në rrezik në Ukrainë. Ne po e bëjmë këtë nga solidariteti për popullin e Ukrainës, integriteti territorial i të cilit po kërcënohet, ne po e bëjmë këtë për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare dhe sepse siguria e evropianëve dhe e jona është në rrezik”, deklaroi Macron.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion