Tentojnë ta rrëmbejnë, 5-vjeçarja plagoset për vdekje në Greqi

Bota

Tentojnë ta rrëmbejnë, 5-vjeçarja plagoset për vdekje

Një vajzë pesë vjeçare humbi jetën në zonën e Lechaina në Ilia të Greqisë  pasi u rrëmbye nga disa burra me makinë.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke vajza e vogël ishte në një zonë rurale me prindërit e saj. Në një moment pesë vjeçarja i shpëtoi vëmendjes së prindërve të saj dhe u gjend në një rrugë rurale në zonë.

Në atë moment, grabitësit po kalonin pranë vendit të ngjarjes në makinën e tyre dhe nën rrethana ende të panjohura, e tërhoqën zvarrë pesë vjeçaren, duke e plagosur rëndë. Vajza e vogël u dërgua në qendrën shëndetësore Barda, por më pas ajo humbi jetën.

 Ndërkohë policia vijon hetimet se si ndodhi ngjarja tronditëse. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion