Të shtënat në darkën e Trump, sulmi ndodhi aty ku u plagos Ronald Reagan 45 vite më parë

Bota

Të shtënat në darkën e Trump, sulmi ndodhi aty ku u plagos

Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ka rikthyer kujtime të forta historike, pasi ndodhi në të njëjtin vend ku u qëllua Ronald Reagan 45 vite më parë. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Donald Trump, i cili u largua menjëherë nga salla pas të shtënave, por raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja e vitit 1981 ndodhi më 30 mars, kur John Hinckley Jr. qëlloi ndaj Reaganit teksa ai po largohej nga një aktivitet në hotelin Washington Hilton. Ish-presidenti amerikan mbijetoi, por u plagos rëndë nga një plumb që i shkaktoi dëmtime serioze në kraharor dhe mushkëri.

Në atë sulm u plagosën edhe persona të tjerë, përfshirë zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, James Brady, i cili pësoi dëmtime të rënda në tru dhe mbeti me pasoja të përhershme. Për këtë arsye, incidenti i fundit në të njëjtin vend ka shtuar ndjeshëm shqetësimin dhe simbolikën e përsëritjes së historisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion