Të rinjtë po refuzojnë vaksinimin, paralajmëron Boris Johnson: Nuk do t’ju lejojmë të...

Boris Johnson nxiti publikun të vazhdojë të izolohoet kur ka dyshime se është infektuar dhe paralajmëroi të rinjtë se nuk do të lejohen në festa nëse nuk vaksinohen.
Kryeministri këmbënguli se ishte akoma e nevojshme që njerëzit të bënin “sakrificën” e karantinës kur të kishin rënë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid.
Johnson paralajmëroi brezat e rinj të cilët kanë refuzuar vaksinimet, duke e bërë të qartë se nga fundi i shtatorit ata do të duhet të provojnë se janë vaksinuar për të hyrë në klube nate dhe vende të tjera.
Këshilltari kryesor shkencor Sir Patrick Vallance nënvizoi kërcënimin, duke thënë se klubet mund të jenë vende ku mund të ketë përhapje masive të virusit. Rreth 35 përqind e të rinjve 18 deri në 30 vjeç – tre milion njerëz – janë të pavaksinuar.
Johnson tha në konferencën – ku morën pjesë personalisht Sir Patrick dhe zëvendës shefi mjekësor Jonathan Van-Tam – se ai ende besonte se ishte koha e duhur për të hequr kufizimet, megjithëse ai pranoi që rivendosja e tyre ishte ende e mundur.


