Të paktën 17 lëkundje tërmeti në Nevada në 24 orë, shqetësime për testime nëntokësore të armëve

Bota

Të paktën 17 lëkundje tërmeti në Nevada në 24

Të paktën 17 lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit pranë Zonës 51 në Nevada, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), duke ngritur vëmendje dhe spekulime për aktivitet të pazakontë nëntokësor.

Tërmeti më i fortë ka qenë me magnitudë 4.4 ballë dhe është regjistruar në një thellësi rreth 4 kilometra, duke u konsideruar relativisht i cekët. Lëkundjet janë ndier nga më shumë se 100 persona, kryesisht në zonat përreth bazës ushtarake.

Zona pranë Area 51, e njohur për kufizimet e rrepta të aksesit dhe praninë ushtarake, ka shtuar edhe më shumë diskutimet publike rreth shkakut të këtyre dridhjeve.

Gjeofizikani Stephen Burns e ka cilësuar vendndodhjen si të pazakontë për aktivitet të tillë sizmik, duke theksuar se si tërmetet natyrore ashtu edhe shpërthimet nëntokësore mund të prodhojnë sinjale të ngjashme. Megjithatë, sipas tij, skenari më i mundshëm mbetet ai i aktivitetit natyror sizmik, edhe pse fenomeni mbetet i hapur për analiza të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT