Të akuzuar për trafik narkotikësh, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Bota

Të akuzuar për trafik narkotikësh, arrestohen dy shqiptarët

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, babë e bir, të moshave 60 dhe 32 vjeç, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, të dy ishin shpallur fajtorë nga autoritetet e drejtësisë për aktivitet në fushën e shpërndarjes së drogës dhe vepra të tjera të ndërlidhura me të njëjtin aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, efektivët sekuestruan mbi 50 mijë euro para në dorë, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria e paligjshme. Në ambientet e banesës u gjetën gjithashtu rreth 20 gramë kokainë, si dhe materiale që shërbenin për paketimin e saj.

Në kuadër të të njëjtit operacion, policia arrestoi edhe një 19-vjeçar italian, të cilit iu sekuestruan 3,400 euro cash. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrjetin e përfshirë dhe përgjegjësitë përkatëse të secilit prej të arrestuarve./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion