Talebanët vrasin oficeren e policisë në sy të familjarëve në Afganistan

Bota

Talebanët vrasin oficeren e policisë në sy të

Një oficere policie në Afganistan është ekzekutuar në derë të shtëpisë në sy të të afërmve të saj.

Këta të fundit, kanë deklaruar për BBC se Banu Negar është vrarë nga militantët talebanë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Firozkoh në provincën e Ghor.

Kjo vrasje vjen në një moment kur në Afganistan janë rritur raportimet për dhunën ndaj grave. Sipas BBC, talebanët kanë deklaruar se do të nisin një hetim lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë mediat vendase në Afganistan raportojnë se Negar ishte 8 muajshe shtatzënë. Ajo punonte si gardiane në një prej burgjeve afgane.

Talebanët vrasin oficeren e policisë në sy të

Trupi i së ndjerës është gjetur nga autoritetet vendase e mbuluar në gjak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion