Talebanët nuk ia dolën vetë? Kush është shteti që i ndihmoi në betejën e Panjshirit?!

Bota

Talebanët nuk ia dolën vetë? Kush është shteti që

Media të huaja pretendojnë se në marrjen e provincës së Panjshirit, e fundit që nuk kishte rënë në duart e talebanëve, u përfshi një shtet tjetër: Pakistani.

Lugina konsiderohej thuajse e pamundur për t`u pushtuar, dhe në sulmet e tyre të para, talebanët u mposhtën e u detyruan të zmbrapseshin.

Ministria e jashtëm pakistaneze i mohoi të tilla akuza, duke i cilësuar pjesë të një propaganda kundër Pakistanit, e cila sipas saj synon të çorientojë dhe komunitetin ndërkombëtar.

Raportet mediatike tregonin se forcat ajrore pakistaneze i ndihmuan talebanët duke bombarduar pozicionet e rezistencës në Panjshir.

Disa televizione kryesore në Indi shfaqen dhe pamje të avionëve amerikanë F-15 dhe lojës popullore të simulimit ushtarak, Arma 3 duke thënë se ishin video ekskluzive nga forcat ajrore pakistaneze. Lajmin e përcolli dhe UK Defence Journal, një ëebsite britanik i mbrojtjes.

Talebanët e morën së fundi Panjshirin, e fundit e 34 provincave të Afganistanit që nuk kishte rënë në duart e tyre, duke mposhtur forcat e Ahmad Massoud, djali i luftëtarit legjendar anti-taleban vendas, Ahmad Shah Massoud.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion