Talebanët do shpallin qeverinë e re, BE: Ne nuk do e njohim, do mbështesim popullin afgan

Bota

Talebanët do shpallin qeverinë e re, BE: Ne nuk do e njohim, do

Talebanët pritet që të shpallin sot qeverinë e re në Afganistan, vendim të cilin Bashkimi Europian nuk e mbështet. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell gjatë një konference për media ditën e sotme tha se unioni europian nuk do e njohë këtë qeveri.

 “Në mënyrë që të mbështesim popullin afgan, ne do të angazhohemi me Qeverinë e re në Afganistan, por kjo nuk do të thotë njohje. Është një angazhim operacional. Ne kemi vendosur që të punojmë në mënyrë të koordinuar, të koordinojmë kontaktet tona me talibanët, përfshirë edhe përmes një prezence të përbashkët të Bashkimit Evropian në Kabul… nëse kushtet e sigurisë plotësohen”, tha ai.

Talebanët do shpallin qeverinë e re, BE: Ne nuk do e njohim, do

Ai shtoi se  27 vendet e bllokut evropian do të koordinojnë kontaktet e tyre me talibanët përmes një prezence të përbashkët të BE-së në Kabul për të mbikëqyrur evakuimet dhe për t’u siguruar që qeveria e re në Kabul do të përmbushë zotimet mbi çështjet e sigurisë dhe të drejtave të njeriut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion