"Mbretëresha" e kriptomonedhave zhduket me 13 mld paund në Bitcoin

Bota

"Mbretëresha" e kriptomonedhave zhduket me 13 mld paund në

Dr. Ruja Ignatova ishte tekstualisht “Mbretëresha e kriptomonedhave” – ose të paktën këtë donte që investitorët e saj të besonin.

Sipërmarrësja e arsimuar në universitetin e Oxford ndërtoi një perandori kibernetike duke bindur më shumë se një milionë njerëz në të gjithë botën të investojnë në atë që quante “Vrasësi i Bitcoin”, duke iu referuar monedhës së saj vituale “Onecoin”, shkruan britanikja “The Sun”.

"Mbretëresha" e kriptomonedhave zhduket me 13 mld paund në

Evente të shkëlqyeshme shitjesh dhe premtime për ‘para të thjeshta’ me anë të kuponave të saj OneCoin, nisën të bënin zhurmë nëpër botë – me evente promovuese edhe në Wembley të Londrës.

Por pa një sistem kompjuterik për llogaritjet e menaxhimin e kriptomonedhës, OneCoin nuk kishte asnjë vlerë.

"Mbretëresha" e kriptomonedhave zhduket me 13 mld paund në

Kjo ashtu si disa iniciativa të tjera, Onecoin ishte një nga kriptomonedhat e dështuara që reklamoheshn për “sukses të padiskutueshëm”.

Më pas gruaja u zhduk nga qarkullimi me rreth 13 miliardë dollarë në vlerë Bitcoin, në atë që llogaritet si nga mashtrimet më të mëdha në botë.

"Mbretëresha" e kriptomonedhave zhduket me 13 mld paund në

Kur Dr Ruja u zhduk në mënyrë misterioze në 2017, investimi i saj rezultoi se nuk ishte asgjë më shumë se një skemë piramidale.

Tashmë edhe katër vjet më vonë, ideuesja e OneCoin mbetet në arrati.

Bashkëthemeluesi i saj Sebastian Greenwood u arrestua në 2018 bashkë me vëllanë e gruas, Konstantin Ignatov, dhe u shpallën fajtorë për pastrim parash në 2019. Ata ende nuk janë dënuar por mund të marrin deri në 90 vjet burg.

Konstantin thotë se herën e fundit që ka dëgjuar nga e motra ishte ajo i kishte thënë se kishte krijuar një “pasaportë të madhe”.

"Mbretëresha" e kriptomonedhave zhduket me 13 mld paund në

Ai thotë se gruaja i kishte kërkuar të rezervonte fluturime për në Vienë e në Athinë, por askush nuk e di nëse Dr Ruja i bëri kto fluturime, dhe as se ku ndodhet tani.

Familja e saj kishte emigruar në Gjermani kur ajo ishte 10 vjeçe, por ka sugjerime se fshihet në Dubai, ku një nga viktimat e mashtrimit ka ngritur padi se $500 milionë nga paratë e saj janë ende në banka.

Kur OneCoin nisi të promovohej në 2014, kriptovalutat ishin risia e momentit, edhe pse Bitcoin ishte nisur prej vitit 2009.

Dr Ruja bindte njerëzit se monedha e saj OneCoin ishte “e sigurtë” dhe e përkryer për investues të herës së parë.

Të rekrutuarit nxiteshin të sillnin miq e familjarë, me premtime për komisione dhe shpërblime të mëdha.

Dr Ruja u kthye shpejt nga një konsulente financiare, në celebritet dhe e shumëkërkuar në të gjithë botën.

Ajo mbante fjalime për fansa që e adhuronin në Dubai, Singapor e Makau, ndërsa në 2016 hyri në mënyrë triumfatike në Wembley mes muzikës e fishekzjarreve.

Në tetor 2017, ajo pritej t’u tregonte investitorëve sa do të fitonin nga sipermarrja e tyre në një event në Lisbonë, ku dhe nuk u paraqit.

Disa thonin se ishte marrë peng, të tjerë thonin se ishte fshehur, por një gjë ishte e sigurtë; ajo ia kishte mbathur.

Dy vjet më vonë Dr Ruja u akuzua në mungesë për pastrim parash në SHBA, për atë që departamenti i Drejtësisë quante “një skemë tradicionale piramidale”.

Mark Scott, avokati që besohet se ka pastruar rreth $400 milionë të Dr Ruja, $50 milionë prej të cilave i ka marrë vetë për shërbimin, iu hoq e drejta e profesionit në 2020.

Më herët në media janë raportuar raste të ngjashem si ai i Gerald Cotten, tregtari i Bitcoin që vdiq duke marrë me vete 215 milionë dollarë, por investitorët besojnë se ka inskenuar vdekjen.

Raees Cajee, 21vjeç dhe Ameer, 18 vjeç u arratisën në Afrikën e Jugut me rreth 3 miliardë dollarë në një skemë të ngjashme.

ME TE LEXUARAT