Studiuesit japin lajmin: Doza e parë e AstraZeneca dhe Pfizer ul rrezikun e infeksionit

Bota

Studiuesit japin lajmin: Doza e parë e AstraZeneca dhe Pfizer ul rrezikun e

Një studim i fundit i ka dhënë shpresa popullsisë në të gjithë botën, lidhur me vaksinimin për të parandaluar Covid-19. Studimi i bërë në Britaninë e Madhe, ka treguar se rreziku i infektimit qoftë  raste simptomatike ose asimptomatike ra me 62% pesë javë pasi morën dozën e parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech.

Studimi është bërë për banorët e shtëpive të kujdesit. Sipas studimit,ata që janë infektuar pasi kanë bërë vaksinën mund të kenë më pak gjasa të transmetojnë Covid-19.

Më shumë se 10,400 banorë të shtëpive të kujdesit në Angli (me një moshë mesatare 86 vjeç) morën pjesë në studim midis dhjetorit dhe marsit, duke krahasuar numrin e infeksioneve  në grupe të vaksinuara dhe të pavaksinuara,  me të dhëna të marra nga testimi rutinë mujor i PCR.

Të dy vaksinat ulën rrezikun e infeksionit me rreth 56% në 28-34 ditë pas dozës së parë, dhe 62% në 35-48 ditë. Efekti qëndron për të paktën shtatë javë, sipas studiuesve

ME TE LEXUARAT