Studimi paralajmëron: Mësimi online po shkatërron mendjen e fëmijëve

Bota

Studimi paralajmëron: Mësimi online po shkatërron mendjen e

Mendja e fëmijëve po shkatërrohet gjatë pandemisë, kjo për shkak se ata nuk po bëjnë mësim normal, por përmes internetit. Kështu ka thënë një studimi i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Prindërit, fëmijët e të cilëve zhvilluan mësim online ose të kombinuar, kishin më shumë të ngjarë të raportonin rritje të rrezikut në 11 nga 17 treguesit e mirëqenies së fëmijëve dhe prindërve.

Studiuesit shikuan përgjigjet e sondazhit nga tetori dhe nëntori i 2020, të 1290 prindërve të fëmijëve nga mosha 5 -12 vjeç. Gati 25% e prindërve fëmijët e të cilëve zhvilluan mësim online, raportuan përkeqësim të shëndetit mendor ose emocional te fëmijët e tyre, krahasuar me 16% të prindërve fëmijët e të cilëve morën udhëzime personale.

Ata gjithashtu raportuan se, fëmijët e tyre ishin më pak aktivë fizikisht, kalonin më pak kohë jashtë apo me miqtë e tyre. Edhe prindërit po i ndiejnë efektet e mësimit online. Rreth 54% e prindërve kanë raportuar shqetësime emocionale. Gjithashtu, ata raportuan humbje të vendit të punës, shqetësimet mbi stabilitetin e punës, sfidat e kujdesit për fëmijët, konfliktin midis punës dhe sigurimit të kujdesit për fëmijë dhe pagjumësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion