Stërvitje në det të hapur, Filipinet dhe SHBA-të bashkojnë forcat

Bota

Stërvitje në det të hapur, Filipinet dhe SHBA-të

Një ditë më parë, Garda Bregdetare e Filipineve kreu një stërvitje të përbashkët detare me Gardën Bregdetare të SHBA-ve. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se stërvitja u bë në ujërat pranë Gjirit Subic. Mësohet se SHBA dërgoi anijen e saj, Munro me sistemin e avionëve pa pilot Scan Eagle.
Dy gardat bregdetare kryen stërvitjet në det të hapur për të promovuar sigurinë dhe rritur ndërveprimin mes dy shteteve.

“Suksesi i stërvitjes së përbashkët detare midis dy forcave bregdetare jo vetëm që do të forcojë partneritetin ndërkombëtar për reagimin e menjëhershëm ndaj fatkeqësive, por gjithashtu do të sigurojë që personeli ynë mund të reagojë me efektivitet ndaj terrorizmit dhe akteve të tjera të paligjshme në vendin tonë”, tha Komandanti Admirali George Ursabia.

Gardat bregdetare kryen ushtrime për komunikimin mes anijeve, kërkimin dhe shpëtimin, operacionin e varkave të vogla, manovrimin me shumë anije dhe operacionin e reagimit emergjent në situata të vështira, të tilla si zjarr në bord./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion