Steinmeier: Lufta në Iran është shkelje e së drejtës ndërkombëtare

Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier e përshkroi luftën kundër Iranit si një “shkelje të padiskutueshme të së drejtës ndërkombëtare” dhe shprehu shqetësim për “dëmin e përhershëm” që ai beson se i është shkaktuar marrëdhënies transatlantike.
Ai theksoi gjithashtu nevojën që Gjermania dhe Evropa të çlirohen nga varësitë që krijojnë dobësi.
“Kjo luftë është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, nuk ka dyshim për këtë, dhe politika jonë e jashtme nuk bëhet më bindëse duke mos përmendur shkeljet e ligjit ndërkombëtar”, theksoi z. Steinmeier, duke folur më herët sot në një aktivitet për 75-vjetorin e Ministrisë së Jashtme, në një referencë kritike indirekte ndaj qëndrimit të Kancelarit Friedrich Merz dhe Ministrit të Jashtëm Johann Vandeful, të cilët deri më tani kanë shmangur të flasin drejtpërdrejt për shkeljet e ligjit ndërkombëtar.


